
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e konsideroi një hap të madh funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Facebook, Gjonaj shkruan se ky hap është në avancimin e reformave dhe plotësim i kushteve për hapjen e negociatave.
“Këtë fund viti e mbyllim me një lajm shumë të mirë për konkretizimin e rezultateve të Reformës në Drejtësi! Gjykata Kushtetuese tashmë funksionale me 6 anëtarë! Një hap domethënës përpara që i shërben Shqipërisë në avancimin e reformave, por njëkohësisht plotëson të gjitha prioritetet e vendosura për negociatat për anëtarësim në BE. Falenderim BE-së dhe SHBA-së për mbështetjen e pakursyer”
Presidenti dekretoi të mërkurën anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo. Tashmë Gjykata Kushtetuese ka kuorumin e duhur për të marrë vendime.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë disa nga çështjet me rëndësi për të cilat mund të lexoni këtu.