Gjonaj: Nis vaksinimi i gjerë i Policisë së Burgjeve

Nga Exit News
Gjonaj: Nis vaksinimi i gjerë i Policisë së Burgjeve

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi të hënën se do të nis vaksinimi për policët që punojnë në burgje.

Gjonaj tha se deri tani janë vaksinuar 160 punonjës në mbarë vendin. Personeli policor ka nisur procesin e vaksinimit që nga data 4 prill.

Të parët që kanë nisur procesin e vaksinimi të policëve janë Rrogozhina, Kruja, Durrësi, Kavaja, Berati, Tepelena, Fushë Kruja, Lezha.

Shqipëria është duke vaksinuar me vaksinën kineze dhe atë ruse, si dhe ka vaksinuar me Pfizer e AstraZeneca.

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar të moshuarit, stafi shëndetësor, mësuesit, gazetarët e terrenit. Qeveria ka njoftuar se do të nis vaksinimi i personave mbi 60 vjeç dhe grupet e riskuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>