Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç se e donte Kosovën pa shqiptarë e Malin e zi pa Malazezë.
Sipas tij, raporton Koha.net , Vuçiç e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.
Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviç ka thënë se Serbia dhe Rusia duan të kenë nën kontroll Malin e Zi:
“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”.
“Ata do të donin ta kishin Kosovën, por pa shqiptarët. Siç do ta donin Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën”, shtoi ai.
Në Mal të Zi pati protesta këtë javë për shkak të ceremonisë së kurorëzimit të kreut të kishës ortodokse.