I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u dakortësuan të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjeve të pretendimeve të ndërsjella financiare dhe të Asociacionit për pakicat serbe.
“Të dyja temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja përse ne do t’i diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme”, shkruan Lajçak në Twitter.
Mbas kësaj deklarate ka reaguar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili pohoi se tema e parë në takimin me palën kosovare do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë kryeministri Hoti pohoi se nesër në Bruksel nuk do të disktohet për Asociaionin e komunave me shumicë serbe.