
Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burgim ish-krerët e sigurimit shtetëror serb gjatë regjimit të Molloshevicit.
Bëhet fjalë për dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-Presidentit serb, Jovica Stanishiq, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, 71 vjeç.
Ata u akuzuan për udhëheqje të grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.
Ato përfshinin edhe njësitë e quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit, të cilat dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz
Fillimisht, Gjykata e Hagës liroi Stanishiqin dhe Simatoviqin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në vitin 2013.
Por, çështja u rihap në vitin 2015 pas protestave dhe apelit të prokurorëve.