1 vit burg për foton Rama-Obama

1 vit burg për foton Rama-Obama

Shqiptaro- amerikani Bilal Shehu 48 vjeç, i cili pranoi që ka bërë në mënyrë të vullnetshme dhe me vetëdije dhurime dhe kontribute në fushatën presidenciale të Barack Obamës, u dënua me një vit burg, ditën e enjte.

Zoti Shehu u gjykua nga gjykata Federale e Newark. Ai më parë ka pranuar se ka dhuruar para që të mundësonte pjesëmarrjen e një personi në aktivitetin në San Fracisco në muajin tetor të vitit 2012. Ligji i SHBA-ve i ndalon dhurimet e huaja në fushata elektorale amerikane.

Sipas medias britanike Dailymail, megjithëse emri i Kryeministrit Rama nuk është përmendur, kongresmenia e Partisë Republikane Dana Rohrabacher, i kërkoi Departamentit të Shtetit hetimin e futjes së Edi Ramës në këtë aktivitet.

Rama nuk u lejua të merrte pjesë në aktivitet, po ai u lejua të shkrepte një foto me Presidentin Obama. Rama e përdori këtë foto për të pretenduar afrimitet me Obamën vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve që e sollën në pushtet.

Një tjetër qytetar nga Florida që ka qenë pjesë e kësaj skeme financimi të paligjshëm do të marri vendimin e gjykatës më datë 14 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>