Gjykata federale në SHBA vendosi të premten të bllokojë vendimin e Departamentit të Mbrojtjes për të ndaluar investitorët amerikan të investojnë në kompaninë e prodhimit të telefonave Xiaomi Corp.
Departamenti i Mbrojtes e bazoi vendimin e tij në lidhjet e forta mes kompanisë dhe ushtrisë kineze.
Qeveria amerikane nën drejtimin e Trump, në mes të janarit të 2021, shtoi kompaninë Xiaomi dhe 8 kompani të tjera në listën ku ndalohen investimet amerikane. Vendimi pritej të hynte në fuqi javën e ardhshme.
Xiaomi e paditi qeverinë amerikane në gjykatën federale në Uashington, duke e quajtur atë “ të paligjshëm dhe antikushtetues”. Kompania argumentoi se nuk kontrollohej nga Ushtira Çlirimtare e Popullit.
Gjykatësi amrikan argumentoi se nuk ka prova për vendimin e qeverisë ndaj kompanisë Xiaomi.