
Gjykata e Lartë Administrative e Çekisë rrëzoi vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës në ambjente të mbyllura. Gjykata u shpreh sipas medias se vendimi i qeverisë ishte i pajustifikuar.
Gjykata hoqi masën por vendimi do të hyjë në fuqi në tre ditë, duke i dhënë kohë ministrisë së shëndetësisë të reagojë dhe të sigurojë justifikimin e mjaftueshëm për këtë masë.
Nëse ministria nuk e bën këtë, detyrimi për të mbajtur maska në transportin publik, spitale ose ndërtesa publike do të anulohet. Ministria menjëherë tha se do të respektojë vendimin.
Gjykata në vendimin e saj vuri në dukje se ministria deri më tani kishte “injoruar sistematikisht” vendimet e gjykatës dhe duke shkaktuar “pasiguri ligjore”.
Për më tepër, gjykata theksoi se të gjitha këto mosmarrëveshje të panevojshme ligjore janë të kushtueshme dhe madje shkaktojnë mbingarkesë të gjykatave.