Gjykata dënon me 12 vite burg Abaz Dogun për përdhunimin e 15 vjeçares

Nga Exit News
Gjykata dënon me 12 vite burg Abaz Dogun për përdhunimin e 15 vjeçares

Gjykata dënoi me 12 vite burg Abaz Dogun, i akuzuar për përdhunimin e një 15 vjeçareje në një shkollë në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.

Abaz Dogu, 65 vjeç, roje shkolle dhe 3 djem kanë abuzuar seksualisht dhe shantazhuar një 15-vjeçare, nxënese e shkollës në Babrru.

Kjo ngjarje ka ndodhur në qershor të 2020.

Sipas të dhënave nga policia, kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të të moshuarit, i cili ndodhej jashtë shtetit. Ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zones, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç.

Tre djemtë gjithashtu abuzuan me 15 vjeçaren duke e kërcënuar me publikimin e videos.

Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme