Gjykata dënon për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha

Nga Redaksia
Gjykata dënon për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha

Gjykata e Tiranës dënoi për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtarja Marjana Shegani vendosi 5 milionë lekë gjobë ndaj zotit Berisha dhe detyrimin për të hequr postimin ndaj kryeministrit Rama.

Kryeministri Rama paditi zoti Berishën, pas një postimi në faqen e Facebook-ut të këtij të fundit. Ish Kryeministri Berisha akuzonte Ramën se po pengonte hapjen e negociatave duke përkrahur trafikantët.

“Të dashur miq, kohët e fundit jo vetëm qeveri te vendeve kryesore të Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe më në fund edhe Komisioni Europian janë deklaruar haptas kundër diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë për shkak të krimit të organizuar në nivelet më të larta të pushtetit, me fjalë të tjera për shkak të familjeve mafioze Rama – Xhafa – Balla -Tahiri” shkruante Berisha në postimin e tij, një vit më parë.

Kjo është hera e tretë që gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish deputetë të Partisë Demokratike. Më herët ish deputetja Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi u dënuan me gjobë për shpifje ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>