Gjykata detyron portalin Lapsi.al të dorëzojë të dhënat në SPAK

Nga Exit News
Gjykata detyron portalin Lapsi.al të dorëzojë të dhënat në SPAK

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka detyruar portalin informativ Lapsi.al të dorëzojë database-in e të dhënave të mbi 910 mijë zgjedhës të Tiranës, të publikuar, javën e kaluar.

Vendimi erdhi pasi drejtuesit e portalit, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku refuzuan të dorëzonin të dhënat pasi nuk mund të zbulojnë burimin e informacionit.

Kodi i Procedurës Penale, parashikon se gjykata mund të detyrojë gazetarët të tregojnë burimin e infromacionit nëse është e domosdoshme për të vërtetuar veprën penale.

SPAK mori në pyetje Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun, pronarët dhe redaktorët e Lapsi.al, pas lajmit mbi grumbullimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste të 910,000 shqiptarëve.

Të dielën, Lapsi publikoi lajmin mbi një bazë të dhënash që pretendohet se ishin marrë nga Regjistri i Gjendjes Civile dhe institucione të tjera publike, nga Partia Socialiste për t’u përdorur në fushatën zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>