Gjykata do të shqyrtojë çështjen e ish-kryebashkiakut Kajmaku

Nga Exit News
Gjykata do të shqyrtojë çështjen e ish-kryebashkiakut Kajmaku

Gjykata e Tiranës vendosi sot të shqyrtojë çështjen e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku. Në seancën e sotme, gjykata pranoi provat e paraqitura nga prokuroria.

Kajmaku, në arrati prej 11 nëntorit, akuzohet për ‘falsikim të vulave’, ‘falsifikim të dokumentave’ dhe ‘kryerje e funksionit shtetëror pas përfundimit të afatit’.

Ai u përfaqësua në seancë nga avokatët e tij.

Seanca e radhës do të zhvillohet në 18 qershor.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Kajmaku ka falsifikuar datën e shkarkimit të dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj dhe në vend të tyre ka emëruar shefin e kabinetit të tij, Gentian Picari.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur KQZ vendosi shkarkimin e Kajmakut si kryebashkiak, për shkak të zbulimit të së shkuarës së tij kriminale. Dyshohet se Kajmaku ka dashur të vërë në krye të bashkisë, Picarin, i njohur si i besuari i tij, duke shkarkuar Omerin dhe Brahimajn.

Omeri, Brahimaj dhe Picari do të merren në pyetje në 18 qershor.

Exit News rendit kronologjinë e çështjes Kajmaku, si një prej kryebashkiakëve të prekur nga ligji i Dekriminalizimit:

5 gusht 2019– Agim Kajmaku betohet si Kryetar i Bashkisë Vorë.

22 gusht – PD denoncoi se Kajmaku kishte fshehur një ndjekje penale për falsifikim parash në Greqi.

29 gusht – PD publikoi dokumenta që konfirmonin pretendimet.

13 shtator – Gjykata e Janinës shpall të pafajshëm Kajmakun për akuzën e falsifikimit të parave.

LEXO  PD: Qeveria i dha 50 mijë euro tender kompanisë së Agim Kajmakut, të anulohet

28 tetor – Prokuroria konfirmoi pretendimet e PD-së.

1 nëntor – KQZ shkakron Kajmakun për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

6 nëntor – Kajmaku kallëzohet për falsifikim dokumentash në shkarkimin e ish-vartësve të tij.

11 nëntor – Prokuroria lëshon urdhër arrest për Kajmakun.

12 nëntor – Gjykata e Tiranës vendos arrest me burg në mungesë.

16 nëntor – Kajmaku apeloi vendimin dhe masën e sigurisë.

21 nëntor – Gjykata e Apelit lë në fuqi të njëjtën masë dënimi.

Prej 11 nëntorit zoti Kajmaku është në arrati, ndërkohë që Gjykata e Apelit ka dhënë masën arrest me burg në mungesë. Për arrestimin e tij dështuan dhjetëra aksione policore të cilat dyshohen se u dekonspiruan.

Më 17 janar, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për ish-kryebashkiakun Kajmaku, dhe ka dërguar dosjen në gjykatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>