Gjykata e Apelit do të vendosi brenda 15 ditëve për çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të Partisë Demokratike në lidhje me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017.
Kodi i Procedurës Penale (neni 329/7) parashikon se në rast ankimi ndaj vendimit të pushimit të çështjes në gjykatën e shkallës së parë, gjykata e apelit vendos në dhomë këshillimi, brenda 15 ditëve :
—Të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë
—T’i kërkojë prokurorisë vazhdimin e hetimeve, kur ato janë të paplota
—T’i kërkojë prokurorisë të dërgojë çështjen në gjyq, kur hetimet janë të plota
Gjykata e tiranës vendosi pushimin e çështjes së lobimit rus, me argumentin se nuk ka pasur prova se PD ka paguar shumën prej 500 mijë dollarësh, ndaj të dyja akuzat, si ajo për falsifikim të formularëve të deklarimit të shpenzimeve, ashtu dhe ajo e pastrimit të parava, nuk u provuan.
Prokuroria nuk ka mundur të provojë se mes Partisë Demokratike dhe kompanisë Biniada Trade ka pasur kontratë lobimi, dhe as se Nik Muzin i ka marrë 500 mijë dollarët nga PD.
Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se mes PD-së dhe Nik Muzin nuk ka pasur kontratë dhe as ndonjë akt marrëveshje shoqëruese, ndërsa kontrata mes Nik Muzin dhe kompanisë Biniada Trade, nuk ka pasur lidhje me interesa te ndonje partie politike.
Prokurorët e çështjes, Gjergj Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj e apeluan këtë vendim.