Gjykata e Apelit dënon Llallën me 2 vjet burg

Nga Exit News
Gjykata e Apelit dënon Llallën me 2 vjet burg

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës edhe për sekuestrimin e një apartamenti në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në emër të Llallës.

Adriatik Lalla nuk ka pasur burime të ndershme për krijimin e këtyre pasurive, deklaroi Gjykata në vendimin e saj. Gjithashtu, gjykata ka gjetur se Llalla ka blerë pasuri me vlerë të ulët dhe i ka rishitur me vlere të lartë.

Vendimi i parë u dha më 20 maj. Ai u dënua për mosdeklarimin e pasurisë. Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga posti i tij dhe nuk ju nënshtrua vetingut.

Ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA-të me arsye e veprave të korrupsionit në poste publike.

Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>