Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi sot heqjen e masës së sigurisë dhe hetimin në liri të ish-ministrit Tahiri.
Me këtë vendim, gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e gjyaktës së shkallës së parë që kishte vendosur masës e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Tahirit.
Kërkesa për heqjen e masës së sigurisë u bë nga avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar ashpërsimin e masës në “arreest me burg”.
Trupa gjykuese përbëhej nga Saida Dollani (kryetare), Sokol Binaj dhe Fehmi Petku. Dy prej gjyqtarëve, Dollani e Binaj, janë të njëjtët si në trupin gjukues, -Nertina Kosova është zëvendësuar tashmë me Fehmi Petkun, pasi dha dorëheqjen, – që në dhjetor hodhën poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe i rikthyen ish-ministrit Tahiri pasaportën, duke e lënë të lirë të udhëtojë jashtë vendit.
Saimir Tahiri akuzohet për “ Trafikimin e narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.
Ish-ministri Tahiri u vendos nën arrest shtëpiak më 12 maj, me vendim të gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ky vendim u kundërshtua nga avokati i Tahirit, si i padrejtë dhe më i ashpër seç duhej, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ashpërsim të masës së sigurisë në “arrest me burg” me argumentin se Tahiri mund të dëmtojë provat.