
Gjykata e Apelit Korçë ka mbetur me një gjyqtar pas shkarkimit të gjyqtares Etleva Temo.
Sipas Euronews, kjo gjykatë ishtë e përbërë me 3 gjyqtarë: Olsi Xhavella, Etleva Temo dhe Mimoza Margjeka.
Në detyrë është vetëm gjyqtari Xhavella pasi Margjeka është pezulluar nga detyra dhe gjendet në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion.
Gjyqtarja Temo u shkarkua ditën e sotme pasi KPK gjeti probleme me deklarimin e pasurisë dhe profesionalizmin e gjyqtares.