Gjykata e Apelit kthen në prokurori ndërtimin e sheshit ‘Veliera’ në Durrës

Nga Exit News
Gjykata e Apelit kthen në prokurori ndërtimin e sheshit ‘Veliera’ në Durrës

Gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së ndërtimit të sheshin ‘Veliera’ në prokurori dhe vazhdimin e hetimeve. Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjykatës së Durrësit për refuzimin e vzhdimit të punimeve.

Gjykata e Durrësit refuzoi kërkesën e Bashkisë Durrës për vazhdimin e ndërtimit të sheshit Veliera, në shtator 2017.

Gjykata e rrethit Durrës pezulloi në mars 2017 punimet për rikualifikimin urban të sheshit Veliera. Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë për pezullimin e plotë të punimeve.

Në 16 shkurt, Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e pjesshme të punimeve me arsyetimin se gjatë gërmimeve janë gjetur themelet e një ndërtese mijëra vjeçare bizantine. Por, në shkelje të këtij vendimi, Bashkia Durrës vazhdoi me punimet në sheshin Veliera, duke betonizuar zonën ku u gjendën themelet e një ndërtese mijëra vjeçare.

Punimet në shesh kanë nisur në nëntor të vitit 2016. Në qendër të projektit është një velë gjigante betoni me sipërfaqe prej 200 metra katrorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>