Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi masën e arrestit me burg për Emiljano Shullazin. Avokati mbrojtës i Shullazit kishte ankimuar disa ditë më parë masën e arrestit dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Aktualisht Emiljano Shullazi ndodhet në burgun e Tiranës, pas transferimit nga burgu i Elbasanit.
Ai u arrestua në prill pas deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha, ku e akuzonte për kërcënimin e kandidatit për rektor të UT-së për tërheqje nga gara. Tani ai akuzohet për gjobëvënie, marrje të pasurisë me kërcënimi dhe krijim të grupit kriminal të strukturuar.