
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për dy të akuzuarit, Sebastian Mali dhe Viktor Marku, për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor.
Mali dhe Marku janë të afërmit e Prel Markut të vrarë në Britani nga Billa, në 2006.
Të dy të akuzuarit kundërshtuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi arrest me burg për ta.
Hekuran Billa u ekzekutua në një atentat, më 11 qershor rreth orës 22:00, në zonën e Komunës së Parisit, pranë Qendrës Kristal në Tiranë.