Gjykata e Apelit nuk do të ketë më Kolegj Penal e Civil

Nga Exit News
Gjykata e Apelit nuk do të ketë më Kolegj Penal e Civil

Gjykata e Apelit të Tiranës nuk do jetë e ndarë në Kolegje Civile dhe Kolegje Penale. Vendimi u mor sot nga kjo gjykatë për shkak të numrit të madh të çështjeve dhe numrit të ulët të gjyqtarëve.

Më herët Gjykata e Apelit përbëhej nga dy kolegje ku gjyqtarët ishin të ndarë në bazë profilit të tyre në gjyqtarë qe shyqrtonin çështje penale dhe ata të cilët shqyrtonin çështje civile. Kolegjet përbëheshin nga trupa gjykues prej tre gjyqtarësh.

Tashmë nuk do të ekzistojë më kjo ndarje dhe të gjithë gjyqtarët do të shqyrtojnë si çështje penale ashtu dhe çështje civile.

Për shkak të procesi të vetingut, gjykata e apelit përbëhet nga 13 gjyqtarë nga 28 që ishin ndërkohë që dosjet sa vijnë dhe shtohen pranë kësaj gjykate.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>