
Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.
Kjo do të thotë që Saimir Tahiri do të gjykohet nga e para në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.
Vendimi u dha ditën e premte nga trupa gjyqësore e përbërë Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Albana Boksi.
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.