Gjykata e Apelit: Tahiri do të gjykohet nga e para

Nga Exit News
Gjykata e Apelit: Tahiri do të gjykohet nga e para

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.

Kjo do të thotë që Saimir Tahiri do të gjykohet nga e para në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Vendimi u dha ditën e premte nga trupa gjyqësore e përbërë Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Albana Boksi.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>