Gjykata e Apelit: Arrest shtëpie për tre banorët e Unazës së Re

Gjykata e Apelit: Arrest shtëpie për tre banorët e Unazës së Re

Gjykata e Apelit vendosi në arrest shtëpie tre banorët e Unazës së Re, për organizimin e një proteste të paligjshme dhe për pengimin e qarkullimit rrugor. Policia para disa ditësh arrestoi 10 protestues, midis tyre dhe ish deputetin Klevis Balliu.

Gjykata e shkallës së parë vendosi masën “burg pa afat” për Gramoz Shehun, Ilir Katiraj dhe Skënder Dodën. Për të tjerët ajo vendosi masën detyrim paraqitje.

Prej një viti banorë të zonës së “Unazës së Re” kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të prishur banesat e tyre si pasojë e një projekti për të zgjeruar rrugën.

Projekti në fjalë është ndryshuar disa herë në Sheshin Shqiponja, por punimet nuk kanë vazhduar më pasi qeveria nuk ka nxjerrë asnjë VKM për shpronësimet. Banorët kanë kërkuar anulimin e tij, por qeveria ka këmbëngulur se nuk do të anulohet.

Lajme te ngjashme