Gjykata e Apelit vendos gjykimin e ndërtimit të hidrocentralit në Parkun Kombetar Zall Gjonçaj

Nga Exit News
Gjykata e Apelit vendos gjykimin e ndërtimit të hidrocentralit në Parkun Kombetar Zall Gjonçaj

Gjykata Administrative e Apelit do të shqyrtojë në shtator padinë e kompanisë konçesionare “Seka Hidrypower” për prodhimin e energjisë elektrike të HEC-it “Zais”, në Zall Gjoçaj, njofton portali Nyje.al.

Kompania kërkon rikthimin e liçencës së prodhimit të energjisë, të hequr me vendim të gjykatës së shkallës së parë më 18 janar 2021. Banorët kërkojnë heqjen përfundimtare të licënsës për prodhimine. energjisë.

Përshpejtimi i datës së gjykimit erdhi pasi banorët u ankuan në Gjykatën e Apelit, për zvarritje të procesit. Gjyqtari i çështjes është Ardian Dvorani.

Përplasjet ligjore për ndërtimin e hidrocentralit në parkun kombëtar Zall-Gjoncaj?

Gjykata Administrative Tiranë vendosi më 25 janar vazhdimin e punimeve të ndërtimit të HEC-eve “Sekë” dhe “Zais”, në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj. Ndërsa në 18 janar, Gjykata Administrative i hoqi kompanisë ndërtuese të hidrocentraleve të drejtën për të prodhuar energji brenda zonës së mbrojtur.

Hidrocentralet Sekë dhe Zais morën leje ndërtimi më 3 tetor të 2018. Dy hidrocentralet në fjalë janë pjesë e rreth 100 hidrocentraleve, të cilave qeveria Rama u ka dhënë leje ndërtimi.

Banorët e fshatit Zais i kanë kundërshtuar projektet me argumentimin se këto vepra hidroenergjitike do t’u marrin burimet ujore dhe do të dëmtojnë zonën. Ata kanë protestuar që në fillim të vitit 2019. Protesta janë organizuar edhe në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Portali Nyje.al ka shkruar për këtë çështje dhe ka sqaruar se Zall-Gjoçaj është shpallur Park Kombëtar i kategorisë së II që në vitin 1996, me vendim nr. 102, me një sipërfaqe prej 140 ha.

LEXO  Mjedisorët propozojnë kthimin e rrjedhës së lumit Vjosa në park kombëtar

Në vitin 2018 me vendim të Këshillit të Ministrave ky park u bashkua me parkun e Lurës, duke krijuar Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës, me sipërfaqe prej 20,242.78 ha.

Sipas vendimit të 31 tetorit 2018, në këtë zonë nuk lejohen ndërtimet dhe veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit.

Çdo ndërtim infrastrukturor duhet të respektojë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. Por më 3 tetor 2018 qe dhënë leja e ndërtimit për HEC-et Sekë dhe Zais në bashkinë Mat dhe Mirditë.

Banorët kanë paditur kompaninë përfituese në Gjykatën Administrative padinë për ndalimin e ndërtimit të dy HEC-eve të lartpërmendur.

Ata pretendojnë se kompania nuk ka zhvilluar konsultimet publike për ndërtimet e HEC-eve. Sipas tyre kompania private ka marrë firma të fshatarëve të zonave përreth dhe që s’kanë asnjë lidhje me çështjen, duke shmangur kështu përballjen reale me banorët e prekur.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme