Gjyqtarët e Apelit Vlorë kanë dënuar gjuhën e përdorur në media gjatë transmetimit të lajmit për dhunimin e gjyqtarët Arqile Basho.
Në një reagim për median, të botuar në faqen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, KLGJ, të premten, magjistratët u shprehën se në media u transmetua një kronikë me “gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtarit së çështjes”:
“Media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të magjistratëve, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së magjistratit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor”.
Ata shprehën mbështetjen për Bashon dhe policinë për arrestimin e dhunuesve.
Basho u dhunua nga 3 vellëzërm, të cilët e akuzuan se ka përfituar para për të dhënë një vendim kundra tyre.
Çështja e shqyrtuar është: Një firmë ndërtuese ka shitur dy herë një apartament në pronësi të tre vëllezërve. Gjyqtari prej 8 vitesh favorizon personin që e ka blerë për herë të dytë, duke I marrë pronën pronarit legjitim.