
Gjykata e Beratit ka liruar, të mërkurën 66 vjeçarin e arrestuar për ngacmime seksuale ndaj një të mituri 16 vjeçar. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg, duke e dënuar me “detyrim paraqitje”, sipas Report Tv.
Prokurori ka treguar dëshminë e 16 vjeçarit, i cili e denoncoi të arrestuarin për ngacmimet seksuale të vazhdueshme ndaj tij.
Ndërsa në seancën gjyqësore, i arrestuar ka treguar se marrëdhëniet janë kryer prej kohësh me pëlqimin e të miturit.