Gjykata e Durrësit lë të lirë 7 protestues, mes tyre 3 të mitur

Nga Exit News
Gjykata e Durrësit lë të lirë 7 protestues, mes tyre 3 të mitur

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 7 protesutes të hënën, mes tyre 3 ishin të mitur.

Protestuesit u kapën nga Policia gjatë protestës që u mbajt në Durrës për vrasjen e Klodian Rashës.

Gjatë 5 ditëve protestë për Klodian Rashën Policia ka arrestuar mbi 300 persona, ku prej tyre mbi 117 janë të mitur. 

Avokati i Popullit ka konstatuar të dielën se në protestat e ditës së premte dhe të shtunë për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka arrestuar gjithsej 182 persona, 50 prej të cilëve të mitur.

Për pasojë kapacitetet e komisariateve janë tejmbushur dhe në disa raste të ndaluarit janë transferuar në Durrës, Elbasan dhe Kavajë sipas raportit paraprak të Avokatit të Popullit.

Dhjetra prindër të të rinjve të arrestuar në protestat e ditëve të fundit, kërkojnë fëmijët. Prindërit akuzojnë policinë për arrestime të paligjshme, sipas BIRN.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>