Moisi Habilaj ka dalë nga burgu i Katanias, pasi gjykata e Apelit pranoi lehtësimin e masës së arrestit, nga arrest me burg në arrest shtëpiak.
Habilaj do të qëndrojë në zonën e San Michele di Ganzarias në Itali.
Ai u arrestua në vitin 2017, si drejtues i një bande narkotrafiku që punonte në Shqipëri e Itali.
Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burg nga gjykata e Katanias, në qershor 2019, si drejtues i grupit kriminal ‘Habilaj’ dhe për trafik ndërkombëtar droge e armësh.
Moisi Habilaj njihet dhe si kushuriri i ish-ministrit Tahiri, për të cilin në Shqipëri ka një process gjyqësor, pas akuzave për ndihmë dhe bashkëpunim me bandën e kushurinjve të tij.
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.
Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila kishte kërkuar 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.
Çështja në Apel vazhdon akoma.