Gjykata Administrative e Shkallës së Parë pohoi se Kuvendi ka shkelur ligjin duke i mbajtur gjysmën e rrogës deputetëve Myslym Murrizi dhe Artur Roshi pa pëlqimin e tyre.
Më 2 prill 2020, Kuvendi vendosi të përgjysmojë pagat e deputetëve, në mënyrë që ato t’i shkojnë fondit për përballimin e pandemisë.
Myslym Murrizi dhe Artur Roshi e ankimuan këtë vendim dhe gjykata vendosi në favor të tyre duke argumentuar se dhënia ose jo e kontributit financiar për pandeminë është në vullnetin e deputetit dhe nuk mund të detyrohet nga Kuvendi.
Kështu Murrizi dhe Roshi do të përfitojnë pagën për muajt mars, prill dhe maj.