Gjykata e Kosovës dënon ish-policin serb për vrasjen e 13 shqiptarëve

Nga Exit News
Gjykata e Kosovës dënon ish-policin serb për vrasjen e 13 shqiptarëve

Të martën, një gjykatë në Prishtinë dënoi Goran Stanišić me 20 vjet burg për krime lufte kundër civilëve.

Gjyqtari Valon Kurtaj e shpalli Stanišić fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e 13 civilëve shqiptarë në fshatrat Sllovi dhe Terbovc më 15-16 prill 1999, gjatë Luftës së Kosovës.

Stanišić, atëherë një oficer policie rezervist, i cili ishte thirrur në detyrë nga regjimi serb i Slobodan Millosheviçit, ishte pjesë e një grupi policësh të tjerë serbë të paidentifikuar dhe trupave paramilitare të dislokuar për të vrarë dhe dëbuar civilët shqiptarë të Kosovës nga Sllovi dhe Tërbovci, pranë qytetit të Lipjan.

Më 15 prill 1999, Stanišić dhe të tjerët hynë në oborrin e një shtëpie në Sllovi, urdhëruan që familja të dilte jashtë, i ndanë burrat nga gratë, i radhitën pesë burrat në murin e shtëpisë dhe i vranë me mitralozë. Pastaj gratë u urdhëruan të largoheshin.

Në të njëjtën ditë, ata ndaluan automjetin e tyre dhe vranë katër anëtarë të një familje tjetër në oborrin e tyre. Njëri u vra në vend dhe tre të tjerë arritën të iknin mes shiut të plumbave.

Policët serbë dhe paraushtarakët, përfshirë Stanišić -in, zgjedhën gjashtë shqiptarë të tjerë nga grupi i fshatarëve që iknin, i shtynë në një mur dhe i vranë të gjithë.

Më 16 prill 1999, ata qëlluan dy shqiptarë të tjerë që po përpiqeshin të largoheshin, njëri prej të cilëve vdiq në vend, ndërsa i dyti mbijetoi dhe u gjet nga fshatarët të nesërmen.

LEXO  Ne fëmijët e pranverës 1999 nuk e harrojmë luftën e Kosovës

Serbia vrau të paktën 8 676 civilë shqiptarë, dëboi gati gjysmën e popullsisë në vendet fqinje dhe disa qindra mijëra të tjerë u zhvendosën brenda vendit. Trupat e saj dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare dhe shkatërruan gati 40 për qind të shtëpive në Kosovë.

Mbi 22 vjet që nga përfundimi i luftës në 1999, mbi 1 600 shqiptarë janë ende të zhdukur.

Goran Stanišić ka të drejtë të apelojë dënimin.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme