Gjykata e Krimeve të Rënda, arrest me burg për Emiljano Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda, arrest me burg për Emiljano Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot, masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Vendimi për Shullazin u mor nga gjykatësi Idriz Mulkurti, i njëjti gjykatës që dënoi me katër burgime të përjetshme Dritan Dajtin për vrasjen e katër policëve, disa vite më parë. Ndërsa prokurorët që kërkuan masën e sigurisë ishin Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.

Trupi gjykues pritet të marrë së shpejti vendimet dhe për dy bashkëpunëtorët e tjerë të Shullazit, arrestuar në të njëjtën ditë, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Seanca gjyqësore po zhvillohet pa praninë e mediave.

Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill, pas denoncimit publik të ish-Kryeministrit Berisha se ai kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni të tërhiqet nga gara.

Prokuroria e Akuzon Emiljano Shullazin për “krijim bande të strukturuar kriminale”, “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “gjobëvënie”.

Për më tepër lidhur me arrestimin e Emiljano Shullazit, lexoni:

Arrestimi i Emiljano Shullazit – Çfarë dimë deri tani? – Exit shpjegon

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>