Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me nga 2 vite burg 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, të cilët akuzoheshin për korrupsion.
Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u dënuan sot për korrupsion së bashku me biznesmenin Namik Sadiku. Ndaj këtij të fundit dënimi ishte 1 vit.
Tre gjyqtarët akuzoheshin se 5 vite më parë kishin përfituar nga Zoti Sadiku udhëtime të shpeshta jashtë shtetit në këmbim të vendimeve pro tij. Biznesmeni ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Në njërin prej udhëtimet, në tetor 2014, gjyqtarët kishin përfituar bileta për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona. Raportimi në media duke iu referuar më së shumti kësaj ndeshje bëri që rasti të etiketohej si “gjyqtarët e El Clasicos”.
Dënimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda ishte me 3 vite burg për gjyqtarët dhe 1 vit burg për biznesmenin. Por në korrik Gjykata kishte pranuar kërkesën për “gjykim të shkurtuar” duke bërë që si përfundim masa e dënimit të ulet me 1/3.