Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtarin Ilir Panda, relator të çështjes së Saimir Tahirit. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë nëse duhet të rinisin ose jo hetimet për Tahirin.
Ish-ministri Saimir Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cila vendosi rihetim nga e para për të pandehurin.
Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.
Siç Exit Neës ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.