Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për Luan Dacin

Nga Exit News
Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për Luan Dacin

Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut për të pezulluar nga detyra gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci.

Të shtunën, gjykata pranoi ankimimin e SPAK-ut për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për t’i hequr Luan Dacit masën ‘pezullim nga ushtrimi i detyrës’.

Më 27 korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) e akuzoi Dacin zyrtarisht për fallsifikim dokumentash.

Daci u kallëzua në SPAK nga  ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ish-prokurori Cani akuzon Dacin se ka fshehur vendimin e KLD-së për largimin nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Gjatë intervistës në Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Në përfundim të hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat.

Në 20 Maj, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pranojë kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Daci, ndërsa në 5 Qershor, Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi rikthimin në detyrë të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>