Gjykata e Lartë, kërkesa e SPAK për hetim ndaj Mediut e pabazë

Nga Exit News
Gjykata e Lartë, kërkesa e SPAK për hetim ndaj Mediut e pabazë

Gjykata e Lartë e ka gjetur të pabazë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Aantikorrupsionpër nisjen e hetimeve ndaj Fatmir Mediut, për çështjen e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec, në 2008.

“Kolegji vëren se që prej momentit që ka rënë pengesa për ushtrimin e ndjekjes penale ndaj subjektit Fatmir Mediu, prokuroria nuk ka pasur ndonjë pengesë që të ushtronte funksionin e saj si përfaqësues i akuzës, konform ligjit, situatë procedurale kjo e transferuar si kompetencë te Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, të marrë nga trupi gjykues Ilir Panda, Albana boksi dhe Klodian Kurushi.

Gjykata gjithashtu ka shpallur moskomptencën për gjykimin e kërkesës dhe e ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën Antikorrupsion, GJKKO:

“Gjykata e Lartë nuk ka më juridiksion fillestar për të shqyrtuar akuzat penale ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë, [..] për të shqyrtuar këto akuza penale e ka Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

GJKKO “ka kompetencën lëndore për t’u shprehur edhe në lidhje me kërkesën për revokim të vendimit të pushimit, e cila do të duhet të shqyrtohet nga gjyqtari i seancës paraprake pranë kësaj gjykate”.

SPAK më 5 maj 2021 i kërkoi Gjykatës së lartë hapjen e hetimeve për Fatmir Mediun duke qënë se ai nuk ka imunitet.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në 2009, me shumicë, vendosi pushimin e hetimeve për Fatmir Mediu, “për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë”, për shkak të imunitetit.

Në vitin 2008, shpërtheu fabriak e municioneve në Gërdec duke shkaktuar 26 viktima, ndër to edhe fëmijë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>