Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-zv.drejtorit të OFL

Nga Exit News
Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-zv.drejtorit të OFL

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish-zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi, pasi refuzoi ankimimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Shkëmbi u pezullua nga GJKKO për akuzën e dekonspirimit të një operacioni të nisur nga autoritetet gjermane.

Shkëmbi po hetohej për rreth 6 muaj pasi dyshohej se kishte nxjerrë informacione të rëndësishme në lidhje me veprimet e policisë ndaj një grupi të fuqishëm kriminal. Tani ai akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të informacioneve.

Shkëmbi u pezullua nga puna në 29 shtator nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Shkëmbi më 28 shkurt u konfirmuan në detyrë nga komisioni i vetingut në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.

Për të lexuar më shumë rreth kësaj çështje kliko këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>