Gjykata e Lartë liroi sot Kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi.
Në qershor të 2016, Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës.
Zoti Roshi u arrestua pak kohë më parë me urdhër arresti të prokurorisë Kavajë për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.
Sipas njoftimit të prokurorisë, Zoti Rroshi u akuzua se nuk ka deklaruar faktet si më poshtë:
- Në vitin 1995 dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup.
- Në vitin 1995 dëbuar nga shteti Italian.
- Në vitin 1993 dëbuar nga shteti zviceran.
- Në vitin 1997 arrestuar dhe dëbuar për herë të dytë nga shteti zviceran.
Zoti Roshi nuk është larguar asnjëherë nga detyra edhe pse i dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie”.
Për më shumë:
Të gjithë në mbrojtje të Elvis Rroshit
Është shembull i përpikmërisë! — Kryeministri Rama për Elvis Rroshin
Kryebashkiakut Elvis Rroshi nuk i kujtohet nëse është dënuar apo jo në Gjermani