Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen kundër ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar për trafik droge në Gjykatën e Apelit. Vendimi u morr të martën.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Tahirit dhe ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundërkorrupsionit, SPAK.
Ish-ministri Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi rihetim nga e para për të pandehurin.
Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Tahirin, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.
Siç Exit News ka shpjeguar më parë, gjykata e Apelit argumentoi se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.