Gjykata e Lartë ka publikuar emrat e 9 kandidateve për 3 vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese. Ata janë:
Albert Demirneli, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Alket Jaupi, avokat.
Dhimitrula Spiro, inspektore e lartë në ILDKPKI.
Ervin Karamuço, avokat pranë Avokatit të Popullit.
Helena Papa, drejtore e Kabinetit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Saimir Visha, avokat.
Sandër Beci, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vatë Staka, prokuror, anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Zhaklina Peto, pedagoge, shefe e departamentit të të Drejtës Civile në Universitetin e Tiranës.
Ata garojnë për vakancat e krijuara në GJK nga largimi i Fatmir Hoxhës, Vitore Tushës dhe Gani Dizdarit. Kandidatët do të vlerësohet nga Këshilli i Lartë i Emërimeve në Drejtësi, KED.