Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Shullazit për dalje nga regjimi 41 bis

Nga Exit News
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Shullazit për dalje nga regjimi 41 bis

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit dhe Gilman Danit për të dalë nga regjimi 41 bis. Gjykata nuk ka pranuar argumentin e tyre për sjellje të mirë.

Kjo do të thotë që Shullazi dhe Dani do të vijojnë të qëndrojnë në këtë regjim.

Më herët Shullazi ankimoi vendimin për vendosjen e tij në regjimin 41 bis.

Shullazi dhe avokati i tij pretendojnë se ministria dhe Drejtoria e Burgjeve kanë përzgjedhur në mënyrë selektive të burgosurit.

Ai e ka quajtur izolimin e klientit të tij në qelitë e izolimit të regjimit 41-bis, ‘një shoë mediatik propagandistic të padrejtë’.

Siç Exit News ka shpjeguar më parë, që prej gushtit të 2020 ka nisur zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare, që do të thotë se të burgosurit me rrezikshmëri të lartë apo që thyejnë rregullat gjatë paraburgosjes ose burgosjes mund të marrin një trajtim më të ashpër e të rëndë përmes këtij regjimi.

Shtatë të burgosurit e parë që iu nënshtruan këtij regjimi janë Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, të gjithë anëtarë të bandës së Shullazit, dhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Për më shumë të dhëna për këtë regjim mund të lexoni këtu.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme