Gjykata e Lartë vendos që ish-kryeprokurori Llalla të gjykohet nga Gjykata e Posaçme

Nga Exit News
Gjykata e Lartë vendos që ish-kryeprokurori Llalla të gjykohet nga Gjykata e Posaçme

Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Llalla ka kërkuar që të gjykohet nga Gjykata e Tiranës, kërkesë që u pranua fillimisht nga shkalla e parë  por që u rrëzua në Apel. Pas rekursit të ish-kryeprokurorit në Gjykatën e Lartë ajo ka vendosur që çështja e tij është në kompentencë të Gjykatës së Posaçme për t’u gjykuar, raporton Euronews.

Ka qenë Llalla ai që pak kohë më parë ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonte të gjykohej nga togat e zeza të Tiranës siç vendosi edhe gjykata e shkallës së parë, vendim ky që u prish nga gjykata e apelit, por Gjykata e Lartë është mbledhur dhe ka marrë vendim për ish-kryeprokurorin.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit në 19 nëntor.

Në mars 2020, SPAK mbylli hetimet për Llallën dhe dërgoi në gjykatë çështjen. Llalla akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë” kryer në tre raste. Kjo vepër penale, sipas Kodit Penal, dënohet deri në 3 vjet burgim.

Hetimet ndaj tij nisën në mars të vitit 2018 dhe u zgjatën vazhdimisht.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u hetua për katër vepra penale; fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>