Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon dënimin për tre gjyqtarët e Apelit Durrës

Nga Exit News
Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon dënimin për tre gjyqtarët e Apelit Durrës

Gjykata e Posaçme e Apelit konvertoi dënimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, të cilët akuzoheshin për korrupsion, nga 2 vjet burg në shërbim prove.

Sipas Abc News, Apeli vendosi shërbim prove dhe për biznesmenin Namik Sadiku, i cili pagoi udhëtimet jashtë vendit për 3 gjyqtarët.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në nëntor të 2019-tës me nga 2 vite burg gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Tre gjyqtarët akuzoheshin se 5 vite më parë kishin përfituar nga Zoti Sadiku udhëtime të shpeshta jashtë shtetit në këmbim të vendimeve pro tij. Biznesmeni ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>