
Të mërkurën, në orën 09:30, Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.
Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila vazhdon të kërkojë 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.
Vendimi do të merret nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Albana Boksi. Të tre gjykatësit janë konfirmuar nga vetingu.