Gjykata e Posaçme e Apelit vendos sot për ish-ministrin Tahiri

Nga Exit News
Gjykata e Posaçme e Apelit vendos sot për ish-ministrin Tahiri

Të mërkurën, në orën 09:30,  Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Më 20 shtator 2019, ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë akuzat për bashkëpunimin dhe trafik droge me bandën e Habilajve u rrëzuan.
Ai u dënua me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove.

Ky vendim u apelua si nga prokuroria e cila vazhdon të kërkojë 12 vite burg, ashtu dhe nga ish-ministri i cili kërkon pafajësinë.

Vendimi do të merret nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova dhe Albana Boksi. Të tre gjykatësit janë konfirmuar nga vetingu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>