Gjykata e Posaçme liron ish shefin e logjistikës në burgun 313

Nga Exit News
Gjykata e Posaçme liron ish shefin e logjistikës në burgun 313

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka liruar nga burgu shefin e logjistikës së burgut 313 Florin Ahmetaj, i arrestuar disa javë më parë për korrupsion.

Më herët, gjykata i ktheu dosjen Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme për ish drejtorin e burgut 313, Eduard Strugaj.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër zyrtar të administratës së burgut, kanë lejuar në mënyrë të parregullt që një shtetas të vërë makineta për shitjen e kafeve dhe produkteve të tjera, në disa burgje.

Shuma që Strugaj dhe nënpunësi tjetër kanë marrë është  457.000 mijë lekë, ose rreth 3700 euro.

Ngjarja nën hetim ka ndodhur në mars 2020.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme