Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Llallës për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Llallës për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar të premten kërkesën e ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar, sipas raportimit të gazetares Klodiana Llalla.

Seanca për marrjen e vendimit është shtyrë për në datën 19 mars, me kërkesë të prokurorëve të SPAK, që kanë kërkuar kohë për të paraqitur argumentet përfundimtare.

Llalla iu nënshtua hetimit për disa vepra penale fillimisht, midis të tjerave edhe për pastrimin e parave.

Momentalisht ai po gjykohet vetëm për fshehje të pasurisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>