Gjykata e Posaçme rrëzon kallëzimin e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës

Nga Exit News
Gjykata e Posaçme rrëzon kallëzimin e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit rrëzoi kallëzimin e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Berisha kundërshtoi në gjykatë vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kishte vendosur mosfillimin e hetimit.

Shkëlzen Berisha kallëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Ballën për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor, pasi Balla publikoi disa dokumenta në lidhje me çështjen ÇEZ, gjatë komisionit hetimor.

Sipas pretendimeve të Berishës, Balla i publikoi në faqen e tij në Facebook këto dokumente. Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi mosfillim të hetimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>