Gjykata e Shkodrës ka liruar disa nga anëtarët e grupit kriminal Bajri. Si dhe ka zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.
Ndërsa, Safet Bajri, një nga anëtarët e bandës, i dënuar në Belgjikë dhe i arrestuar në Tiranë, do të vuajë dënim në burgjet shqiptare.
Ilir Bajri dhe 5 anëtarë të tjerë të bandës u arrestuan në Shkodër më 6 shtator 2018, ndërsa Safet Bajrin dhe 3 anëtarë të tjerë u arrestuan më 22 shtator 2018 në Tiranë. Po në shtator 2018, Behar Bajri u arrestua në Hollandë, ndërsa Enver Bajri, i cili konsiderohet si koka e organizatës, u arrestua një muaj më pas në Spanjë.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.