
Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish deputetin Aqif Rakipi për vrasjen e një personi në aksident automobilistik, në muajin gusht.
Sipas akteve të ekspertimit të Prokurorisë Tiranë, aksidenti u shkaktua nga ndërprerja e rrugës nga këmbësori dhe bllokimi i shikimit të shoferit, në këtë rast Zotit Rakipi, nga furgoni i ndaluar në autostradë.
Prokuroria u shpreh se ish deputeti, nuk u dorëzua menjëherë pas ngjarjes në komisariatin e policisë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Gjithashtu edhe familjarët e viktimës u shprehën se nuk kishin asnjë kundërshti për hetimet e prokurorisë apo ndaj vetë Zotit Rakipi.
Ish-deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi ju hoq mandati i deputetit në fillim të janarit me akuzën e falsifikimit të formularëve të vetëdeklarimit dhe fshehje të së shkuarës kriminale.
Ai e ka ankimuar vendimin e KQZ në Gjykatën administrative të Tiranës.