Gjykata e Tiranës: Arrest me burg për 11 protestues

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 11 nga 23 protestuesit e arrestuar për protestë në Rrugën e Kombit. Për 10 të tjerë gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërsa për dy të tjerë “arrest shtëpiak”.

Gjyqtarja e kësaj seance është Alma Ahmeti.

Prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit me burg për 11 protestues, detyrim paraqitje për shtatë të tjerë dhe arrest shtëpie për pesë prej protestuesve.

23 protestuesit akuzohen për “shkatërrim të pronës”; “shkatërrim të pronës me zjarr”; “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “kryerjen e veprimeve arbitrare”.

Të gjithë protestuesit kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Seanca që nisi në orën 10 ishte e tensionuar dhe u shoqërua gjithë kohës me protesta të familjarëve të të arrestuarve dhe qytetarëve jashtë gjykatës.

Forca të shumta policie qëndruan përreth gjykatës, si dhe brenda në sallë.

Seanca edhe pse ishte e hapur, u zhvillua pa praninë e medias. Deputetët e opozitës u lejuan në sallë vetëm pasi këmbëngulën dhe u përplasën me forcat e policisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>